E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasza: Serbia të pranojë realitetin për Kosovën

Ish-nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Jozsef Kasza, ka deklaruar se Serbia duhet të pranojë realitetin për humbjen e Kosovës, sepse preokupimi i përhershëm me këtë çështje çon në shkatërrim të vendit.

“Marrja e përhershme me çështjen e Kosovës, në vend të ekonomisë, është shkatërrim për Serbinë. Serbia duhet të kuptojë se Kosova është humbur, ashtu siç në kohën e vet e kishte kuptuar Hungaria, kur pas Luftës së Parë Botërore kishte humbur dy të tretat e territorit”, ka thënë ai. Kasza ka vlerësuar se duhet të punohet në mbrojtjen e përmendoreve kulturore dhe historike, si dhe në trashëgiminë e popullit serb në Kosovë.

“Natyrisht, respektoj marrëdhëniet sentimentale të serbëve ndaj Kosovës. Hungarezët edhe sot e kësaj dite, njëqind vjet pas marrëveshjes së Trianonit, këtë me vështirësi emocionale e pranojnë. Mirëpo, nëse do të merreshin vetëm me këtë, atëherë Hungaria do të shkatërrohej”, ka thënë Kasza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›