E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandiq: Bisedimet, kanë nisur me presion të Evropës

Drejtoresha e Fondit për të Drejtat Humanitare, Natasha Kandiq, në një intervistë ka thënë se marrëdhëniet më të këqija janë ndërmjet Beogradit e Prishtinës, si dhe marrëdhëniet ndërmjet serbëve, kroatëve e boshnjakëve në BeH.

Ajo ka vlerësuar se është e dukshme se bisedimet kanë filluar me presion, në njërën anë të Evropës dhe në anën tjetër të pritshmërisë së Serbisë për të nisur procesin e negocimit.

Kandiq thekson se imazhi për OJQ-të në Serbi nuk ka ndryshuar shumë nga koha e Sllobodan Millosheviqit. “Serbisë më së shumti i shoh për të madhe qëndrimin e fortë në kuptimin e mosmarrjes pjesë në mbledhjet në të cilat janë përfaqësuesit e Prishtinës, por edhe deklaratat e llojit: Kurrë nuk do të marrim pjesë, kurrë nuk do të lejojmë..., ç`ka në kohën e fundit po ndryshon”, thotë Kandiq.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›