Klinton takohet me Papandreun

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton është takuar sot me kryeministrin, Jorgos Papandreu. Ajo po bën thirrje si publikisht ashtu edhe privatisht për mbështetje ndaj programit të të masave shtrënguese të zotit Papandreu, që synojnë të sigurojnë kredi të tjera evropiane dhe ndërkombëtare si pjesë e paketës së shpëtimit financiar për Greqinë.
Bisedimet e saj me zyrtarë të lartë grekë bëhen ndërkohë që Greqia përgatitet për një takim urgjent të nivelit të lartë të enjten në Bruksel, ku udhëheqësit e 17 vendeve të Eurozonës do të përpiqen të arrijnë marrëveshje mbi një paketë të dytë shpëtimi për vendin.