Klinton: SHBA mbështet reformat financiare

Në vizitën e saj që po zhvillon në Greqi, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve për reformat financiare. Klinton ndodhet në Greqi për dy ditë bisedime me zyrtarë të qeverisë, të cilat pritet të përqëndrohen te kriza ekonomike greke. Klinton pritet të takohet sot me kryeministrin, Jorgos Papandreu.
Një zyrtar i lartë amerikan që shoqëron zonjën Klinton tha se gjatë takimeve në Athinë, ajo do të bëjë thirrje si publikisht ashtu edhe privatisht për mbështetje ndaj programit të të masave shtrënguese të zotit Papandreu, që synojnë të sigurojnë kredi të tjera evropiane dhe ndërkombëtare si pjesë e paketës së shpëtimit financiar për Greqinë.
"Ne qëndrojmë me popullin dhe qeverinë e Greqisë. Ju dhe vendi juaj duhet të ktheheni në rrugën e stabilitetit ekonomik dhe prosperitetit", tha Klinton ajo në një konferencë për media me ministrin e jashtëm.
Bisedimet e saj me zyrtarë të lartë grekë bëhen ndërkohë që Greqia përgatitet për një takim urgjent të nivelit të lartë të enjten në Bruksel, ku udhëheqësit e 17 vendeve të Eurozonës do të përpiqen të arrijnë marrëveshje mbi një paketë të dytë shpëtimi për vendin.