Gjashtë “demat” e Kombëtares të enjten në Ulqin

PARTIZANI- Skuadra e Partizanit vazhdon përgatitjet e saj me dy seanca stërvitore në Ulqin të Malit të Zi, edhe pse trajneri Lika po vuan shumë me mungesat e lojtarëve, duke i hequr mundësinë "demave" të zhvillojnë edhe ndonjë ndeshje tjetër miqësore, përvec atyre me Shkumbinin (1-1) dhe me Besën (0-0) në triangolare. Së fundi bëhet e ditur se gjashtë lojtarët e grumbulluar me kombëtaren B: Dhembi, Osmani, Muzaka, Shkëmbi, Abilaliaj dhe Bakaj do të udhëtojnë menjëherë një ditë më pas drejt Ulqinit sapo të mbërijnë të Shqipëri pas zborit nga Antalia. Një kërkesë e tillë ëshët vendosur për t'i dhënë mundësi trajnerit Hasan Lika për të pasur për herë të parë grupin e plotë të lojtarëve, pasi ditën e shtunë skuadra e Partizanit do të rikthehet në Tiranë.