Dinamo në alarm, ekipi pa sulmues

Sokol Paja
Ekipi kampion i gjysmës së parë të kampionatit 69-të kombëtar të futbollit, Dinamo është më shumë se asnjëherë tjetër në vështirësi për repartin e sulmit. Largimet e dy sulmuesve kryesorë e Sabino Plakut dhe Vangjel Miles i kanë hapur jo pak punë trajnerit Agim Canaj. Skuadra që shënoi jo pak por 30 gola në 17 javë kampionat, tani nuk do të ketë mundësi që të ruajë atë rekord e jo të mendojë për ta përmirësuar. "Kemi shumë nevojë për përforcime në repartin e sulmit. Jeni në një pozitë mjaft delikate. Largimet e dy sulmuesve na kanë prishur mjaft punë. Në sulm kemi pak alternativa për momentin, duhet ndërhyrje e menjëhershme" tha trajneri i Dinamos Agim Canaj. Ekipi i Dinamos kampion në fazën e parë i startoi përgatitjet që në 4 janar dhe është i vetmi ekip që po i bën këto përgatitje në Shqipëri, ku të gjitha ekipet e Supërligës kanë preferuar të ikin jashtë Shqipërisë. Ardhja me vonesë e futbollistëve kroatë, i ka sjellë një pështjellim planeve të stërvitjes së dinamovitëve. "Ekipi nuk ka marrë ngarkesën e plotë fizike, edhe pse i filluam përgatitjet mjaft herët shumë futbollistë nuk janë atje ku duhet" deklaroi tekniku i bluve. Kompletimi me vonesë i grupit të futbollistëve, ka bërë që skuadra të mos jetë në kondicionin e duhur, por trajneri qetëson se "Jemi drejtë arritjes së formës më të mirë. Kemi edhe dy javë kohë dhe them me bindje se do të jemi gati në 2 shkurt që të luajmë ndeshjen e parë të javës së 18-të kampionatit. Ikja e Plakut na ka vënë në vështirësi, në vijën sulmuese, ne i kemi kërkuar presidencës dhe do të operojmë me shpejtësi sepse koha po afron. Nuk ka problem për merkato të huaj apo vendase, e rëndësishme është që të gjendet elementi i duhur që t'i shërbejë sa më mirë ekipit. Prurja duhet të jetë sa më cilësore" citoi Canaj. Repartet e tjera të Dinamos gjatë fazës së parë të kampionatit kanë qenë të kompletuara dhe stabël në organikën e tyre dhe sipas dirigjentit të bluve, ndërhyrja e vetme do të bëhet në sulm, aty ku dinamo ka shumë pak alternativa. Mungesa e futbollistëve cilësorë pas largimeve të Plakut e Miles, bëjnë që trajneri të "frikësohet" për ruajtjen e superioritetit të ekipit të tij sic bëri në pjesën e parë të kampionatit. "Do e nisim 0-0, kampionati është i vështirë dhe asgjë nuk është e gatshme. Në cdo takim do të bëjmë maksimumin dhe të ruajmë pozitat e kryesuese. Ajo që më shqetëson për momentin është alternativat e pakta në sulm, por kam besim se deri më 2 shkurt do të jemi të kompletuar. Gjendja në të cilën ndodhet ekipi më gëzon dhe them se deri në ndeshjen hapëse të kampionatit, gjithcka do të jetë në vijë për Dinamon", përfundoi trajneri Agim Canaj.