Tirana miqësore me Lokomotiva Tbilis

Tirana do të zhvillojë një ndeshje miqësorë ditën e enjte kundër Lokomotivës së Tbilisit. Skuadra nga Gjeorgjia, ndodhet po në Antalia dhe për Tiranën ku do të jetë një test i mirë. Lokomotiva renditet e 12 në kampionatin gjeorgjian pas 13 javësh, ku ka grumbulluar vetëm 9 pikë: 3 fitore dhe 10 humbje. Ky është testi i tretë për bardheblutë e Astrit Hafizit pas dy ndeshjeve të para të fituara kundër 1-0 kundër Batman Petrolispor, një skuadre turke të kategorisë së tretë (gol i Daniel Xhafaj) dhe 5-0 kundër skuadrës siriane (Klodian Duro 2 gola, Fortuzi, Daniel Xhafaj dhe Mohelebi). Të shtunën, skuadra e Tiranës do të kthehet në Shqipëri.