E Diel, 1 Nëntor 2026

Katari, 36 milionë euro në vit Guardiolas

Pep Guardiola ka nisur të mendojë për të ardhmen e tij. Trajneri i Barcelonës ka deklaruar shpeshherë fundin e ciklit të tij te Barcelona. Pas tre sezoneve në stolin e blaugranave dhe 10 titujve të fituar nga 13 të mundshëm (tre tituj kampion, dy Champions, dy Super Kupa të Spanjës, një Botëror Klubesh, një Super Kupë europiane dhe një Kupë të Mbretit), “i mençuri” ka ndërmend që të bëjë edhe një periudhë sabatike për të hequr nga vetja stresin që të jep gara në nivel të lartë. Pas vitit të fundit me Barcelonën, Guardiola duket se do t’i nënshtrohet Federatës së Futbollit të Katarit dhe të vijojë karrierën e tij si trajner dhe drejtues në atë vend. Trajneri i Barcelonës është objekt i dëshirave të Sheik Khalifa Bin Hamad Bin Ahmad Al Thani, që ka vendosur në tavolinë një ofertë shokuese për Pep: 36 milionë euro në vit. Mbërritja e tij parashikohet të ndodhë në sezonin 2013/14. Katari është një vend i njohur për Guardiolën, që ka luajtur disa sezone për Al-Ahli (2003-05) dhe gjatë qëndrimit të tij kishte një raport shumë të mirë me drejtuesit e futbollit në Katar. Mesa duket kjo ishte edhe arsyeja që trajneri i Barçës ka promovuar kandidaturën e Katarit për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2022.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›