E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katari shpreh interes për projektet e zhvillimit të qytetit të Tiranës

19-10-2011 / Gazeta 55

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i dorëzon titullin “Qytetar Nderi”, Emirit të Katarit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i dorëzoi dje në darkë titullin “Qytetar Nderi”, Emirit të Katarit, Sheikut Hamad Bin Khalifa Al Thani. Titulli qytetar nderi iu dha Emirit të Katarit nga Kryebashkiaku Lulzim Basha, me motivacionin e dhënies së kontributit për qytetarët e Tiranës. Gjatë takimit me Emirin e Katarit, Kryebashkiaku Basha e njohu atë me projektet dhe prioritet e Bashkisë, kryesisht në rrafshin strategjik, si zgjatimi i Bulevardit, ndërtimi i linjës së tramvajit, ndërtimi i Parkut në Lumin e Tiranës, etj. Emiri i Katarit shprehu interes për këto projekte dhe tha se do të shqyrtojë mundësitë për financimin e tyre. Gjithashtu, Emiri i Katarit tha se edhe biznesi i Katarit ka interes për të investuar në Tiranë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›