E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katastrofa Shqiperia 100 mije dollare per Japonine

Qeveria shqiptare ka vendosur nje fond prej 100 mije dollaresh per te ndihmuar Japonine e prekur nga termetet dhe cunami qe ka shkaktuar disa mijera viktima dhe deme te medha ekonomike. Duke folur ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave Kryeministri Sali Berisha shprehu solidaritetin e vendit tone per popullin japonez. Qeveria vendos per te bere nje kontribut modest per Japonine vend ky qe ka pesuar nje nga katastrofat me te medha natyrore te historise se saj. Ky kontribut do te jete prej 100 mije dollare amerikane. Ne e ndjekim me shume shqetesim por edhe me shume admirim potencialin e jashtezakonshem me te cilin ky vend po e perballon kete katastrofe permasat e se ciles do te ishin shume me te medha ne vendet e tjera sesa aty. Per shkak te mobilizimit te madh infrastruktures solide etj. sado qe demet jane shume te medha do te kishin qene shume me te medha - deklaroi z. Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›