E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Ligji do te prese cdo fije te kontrabandes se Rames

Partia Demokratike garantoi kryetarin socialist Edi Rama se ligji do te veproje mbi cdo afere te tij korruptive. PD-ja permes zedheneses Albana Mustafaraj vuri dje ne dukje se kryetari i PS-se Edi Rama eshte i deshperuar per goditjen qe qeveria i beri tregtise se paligjshme te naftes Virgin. Sot Edvin Kristaq Rama kreu i bllokmeneve te rinj i deshperuar per goditjen qe qeveria i ka bere kontrabandes se naftes dhe bllokimin e mijera e mijera tone te tjera qe lejtnantet e tij ishin bere gati te nxirrnin ne treg vazhdon avazin e shpifjeve e trillimeve tashme bajate e te perditshme - thuhet ne deklaraten e Partise Demokratike. Sipas saj sot perseri duke sulmuar autoritetet shteterore per luften e tyre pa kompromis ndaj kontrabandes ben cdo gje per te lehtesuar ata dhe sponsoret e fushatave te tij. Partia Demokratike i deklaron Edvin Kristaq Rames monumentit me te nxire te korrupsionit ne Shqiperi e Evrope z. 20 se gersheret e ligjit do te presin nje e nga nje pa asnje dallim te gjitha fijet e kontrabandisteve dhe evazoreve e se ne perpjekjet e tua per ti mbrojtur do te njohesh deshtim dhe vetem deshtim - theksoi zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›