E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katastrofa në Birmani, fillon shpërndarja e ndihmave

Autoritetet në Birmani thonë se ato duan që ndihmat ndërkombëtare të ndihmojnë viktimat e ciklonit shkatërrimtar të së dielës së kaluar, por parapëlqejnë t'i shpërndajnë vetë. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i ka bërë thirrje qeverisë ushtarake të Birmanisë që të përqendrohet në shpërndarjen e ndihmave viktimave të ciklonit Nagris dhe të lë mënjanë referendumin për kushtetutën, të planifikuar për këtë fundjavë. OKB, e cila beson se së paku 1 milion e gjysmë persona mund të jenë prekur nga cikloni, gjithashtu po vazhdon përpjekjet për t'i bërë presion autoriteteve birmaneze që tëheqin kufizimet aktuale ndaj hyrjes dhe shpërndarjes së ndihmave ndërkombëtare. Kreu i OKB po përpiqej të fliste me udhëheqësin e Birmanisë, gjeneralin Than Shwe për ti kërkuar atij që të lejonte punëtorët humanitarë dhe ndihmat të hyjnë më shpejt në vend. Hezitimi i autoriteteve birmaneze që t'u japin viza të huajve po i ngadalëson përpjekjet humanitare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›