Serbi, heshtje parazgjedhore
Në Serbi që mbrëmë në mesnatë hyri në fuqi heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale që do të mbahen të dielën. Heshtja parazgjedhore do të zgjatë deri të dielën në orën 20 sipas kohës lokale, kur do të mbyllen votimet. Në këtë periudhë ndalohet propaganda parazgjedhore, si dhe publikimi i parashikimeve nga zgjedhjet. Ne zgjedhjet e se djeles të drejtën e votës e kanë mbi 6.7 milionë zgjedhës. Ata pritet të zgjedhin legjislaturën e re të parlamentit serb prej 250 vendesh si dhe parlamentet dhe drejtuesit lokalë. Ne gare jane kandidatët e 22 forcave dhe koalicioneve politike. Sondazhet e fundit sugjerojnë se Partia Radikale Serbe, udhëheqësi i së cilës Vojisllav Sheshel, po gjykohet në Hagë për krime lufte, ka 32%, Partia Demokratike e presidentit Boris Tadiq 31% dhe Partia Demokratike e Serbisë, e kryeministrit aktual Vojisllav Koshtunica, ka 10% të elektoratit. Zgjedhjet do të monitorohen edhe nga vëzhgues të huaj, përfshirë këtu dhe ata të OSBE-së. Shumica e analistëve dhe vëzhguesve në Beograd besojnë se këto zgjedhje do të jenë një referendum për rrugën që do të ndjekë Serbia - të rikthehet në izolimin e viteve 90-të, në kohën e regjimit të Sllobodan Milosheviçit, i cili u përmbys para tetë vjetësh, ose të vazhdojë përpjekjet për t'u integruar në familjen evropiane. Megjithëse forcat politike serbe nuk kanë ndonjë profilizim të qartë, analistët thonë se skena politike në Serbi kurrë nuk ka qenë më e parçarë. Autoritetet e beogradit kane deklaruar se zgjehdjet locale do te mbahen edhe ne komunat me shumice serbe ne Kosove, ndonese kjo eshte kundershtuar nga UNMIK dhe autoritetet e prishtines, per te cilat Kosova eshte nje shtet sovran dhe i pavarur