E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Arrest shtëpie' për të akuzuarit e zhdukjes së Remzi Hoxhës

 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot për masën e sigurisë për të pandehurit e dosjes 'Remzi Hoxha'. Është dhënë masa 'arrest shtëpie' për Arben Sefgjinin, aktualisht drejtori i Tatimeve, Avni Koldashin dhe Budjon Meçen, të tre ish-drejtues të SHIK-ut. Ata akuzohen për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në vitin 1995. Trupi gjykues u drejtua nga Fran Prendi dhe vendimi i marrë nga ky institucion do t'u komunikohet të pandehurve me anë të oficerëve të prokurorisë. Më pas në shtëpitë e tyre do të vendosen policë, ku të pandehurit nuk mund të dalin prej saj, sepse do të ruhen. Gjatë procesit të zhvilluar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk mori pjesë asnjë prej të pandehurve.

Kjo eshte seanca e dyte brenda dy diteve per kete ceshtje. Gjykata e Krimeve të Rënda i kërkoi te shtunen në seancëProkurorisë së Krimeve të Rënda dokumente shtesë për tre të akuzuarit e Dosjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas të zhdukur Remzi Hoxha. Prokuroria plotësoi sot kërkesën për dokumentacionin e kërkuar për të tre të akuzuarit : Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe dhe gjykata u mblodh të për të dhënë vendimin për vlerësimin e masës së sigurisë.Mësohet gjithashtu se Prokuroria e Krimeve të Rënda, prej disa ditësh ka dërguar në çdo pikë kalimi kufitar të Shqipërisë fotografitë e të tre të pandehurve që ndodhen në Shqipëri si dhe të pandehurit në mungesë, Ilir Kumbaro, i cili mendohet se ndodhet i fshehur në Angli.

Burimet pranë togave të zeza pohuan djepër “Shekullin” se të pandehurit janë lajmëruar për zhvillimin e seancës së parë gjyqësore, më 15 maj.

Neni 237

“Arresti në shtëpi”

1. Me vendimin e arrestit në shtëpi, gjykata urdhëron të pandehurin të mos largohet nga banesa e tij ose nga një vend i caktuar ku ai banon, kurohet ose mbahet me asistencë.

2. Kur është e nevojshme, gjykata i vë kufizime ose ndalime të pandehurit për të komunikuar me persona të tjerë, me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me atë.

3. Prokurori dhe policia gjyqësore kontrollojnë respektimin e urdhrave që i janë dhënë të pandehurit.

4. Për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin.

5. Koha e qëndrimit në arrest në shtëpi llogaritet në caktimin e dënimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›