E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik armësh drejt Kosovës, arrest me burg për një nga vëllezërit Zharku

 

Gjykata e Krimeve të Rënda mori sot vendim, për masën e sigurisë për dy vëllezërit e arrestuar për trafik armësh. Për Mehmet Zharkun është vendosur masa e 'arrest burg', ndërsa Halit Zharku është lënë i lirë. Arrestimi i tyre është bërë pak ditë më parë në sajë të operacionit "Morina", i cili çoi në qeli dy vëllezër, ndërsa u sekuestroi atyre një arsenal të tërë armësh, mes të cilave edhe 74 pistoleta. Te arrestuarit udhetonin drejt KosovesSektori i Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në 30 prill organizoi një operacion, i cili u finalizua në orët e pasdites me arrestimin e dy vëllezërve të cilët dyshohej se trafikonin armë. Mehmet Zharku, 33-vjeç, i dënuar më parë dhe Halit Zharku, 37-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, janë dy vëllezërit të cilët u kapën ditën e mërkurë pranë "Farmacisë nr.10" në kryeqytet. Burime nga policia thanë se dy personat po udhëtonin me dy automjete të ndryshme njëri pas tjetrit kur janë ndaluar nga policia. Kjo e fundit ka ushtruar një kontroll në dy automjetet e tyre ku dhe ka gjetur një sasi të konsiderueshme armësh të trafikuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›