5 miliardë $ janë pak! Microsofti tërheq ofertën për Yahoo!
Gjidanti i softwere-it Microsoft-i e ka tërhequr ofertën për blerjen e Yahoo-së, të cilën e kishte bërë rreth tre muaj më parë, kjo sepse të dyja palët nuk kanë rënë dakord për çmimin. Lajmin e bëjnë të ditur disa faqe interneti. Stiv Balmer i Microsoftit shpjegon se 'pavarësisht përpjekjeve tona më të mira edhe të asaj që e rritëm çmimin e blerjes deri në 5 miliardë dollarë, Yahoo! nuk ka ndërmend të pranojë ofertën. Pasi e kemi konsideruar në mënyrë të kujdesshme ofertën dhe shifra e kërkuar nga Yahoo! nuk ka asnjë kuptim për ne dhe se është në të mirën e interesave të aksionerëve tanë dhe të vartesvë të tyre, ta tërheqim ofertën'.
Në letrën e dërguar Jerry Yang, Balmer shpjegon se i ka dhënë ofertën e shoqërisë së Bill Gejts, 33 dollarë për aksion, një shifër që do të kishte 5 miliardë dollarë vlerë, më shumë se oferta e fillimit. Një ofertë që ishte e pamjaftueshme për Yahoo! e cila kërkoi edhe 5 miliardë të tjerë ose edhe 4 dollarë për cdo aksion të shtuar 33 të dollarëve të ofruar.