E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e kreut të PS për Tiranën, mblidhet nesër kryesia

TIRANË- Partia Socialiste mbledh nesër kryesinë e saj, nga mbledhja e së cilës do të vendoset data për zgjedhjen e kryetarit të PS-së për Tiranën.

Burime brenda PS bëjnë me dije se kryesia do të miratojë nesër edhe qëndrimin për Kodin Zgjedhor.

Më 6 shtator të vitit 2011, Besnik Bare dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën, post që ai mbante prej 6 vitesh, ndërkohë që kryesia komandoi në vend të tij deputetin Sajmir Tahiri, i cili do të mbante këtë post deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kreu i ri i Partisë Socialiste së Tiranës që do zgjidhet nga procesi i 20 shkurtit, do drejtojë degën më të madhe të Partisë Socialiste në 4 vitet e ardhshme.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›