Londra ka gati një plan evakuimi të britanikëve nga Greqia
LONDER - Greqia do të vështirësohet të braktisë eurozonën, tha Ministri i Jashtëm britanik, William Hague, disa orë para mbledhjes së Eurogroup-it.
Në një intervistë të tij, Hague nuk pranoi të deklarojë qëndrimin për daljen e Greqisë nga eurozona, por ndërkohë tha se kjo ishte një mundësi.
«Nuk ekziston dispozitë ligjore për daljen e një vendi nga zona e euros. Grekët nuk kanë gati monedhën e tyre të vjetër për shpërndarje. Duhet të jenë gati, të marrin masa për të ndaluar eksodin e euros nga vendi, ndoshta me kontrolle në kufijtë e tij. Euro u ndërtua pa daljet, ndaj asnjë nga dy mënyrat nuk është e lehtë», tha Ministri i Jashtëm britanik.
Ministri i Jashtëm britanik, William Hague përsëriti se Britania është e gatshme për çdo eventualitet, por shtoi se «ajo që duam është t’i jepet fund pasigurisë».
Ai theksoi se «kemi përgatitur një plan rezervë për mundësinë e dhënies së ndihmës për evakum të shtetasve britanikë, të cilët janë në Greqi në cdo mënyrë, në rast se Greqia "fundoset" dhe i informojmë ata në bazë ditore. Por tani duhet Eurozona dhe grekët të sqarojnë se çfarë do të ndodhë».