Rama: Qeveria organizon karnavale, i kthen shpinën izolimit nga bora
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar qeverinë se nuk po menaxhon si duhet emergjencën e krijuar në vend nga bora.
“Sot kur Shqipëria vuan krizen e menaxhimit të emergjencës KM organizon festa e karnavale me shpinën e kthyer nga mijëra familje të bllokuara”, citoi Rama dot në Tëitter.
Kryesocialisti tha se pushtetit vendor ringrihet vetëm me tryezën e PS për Rilindjen Shqiptare.
“Tani tryeza e programit për një Rilindje Shqiptare mbi ringritjen e pushtetit vendor. Emergjenca e dëbores nxorri në pah sakatimin e ndodhur”, shtoi Rama.
Të shtunën pasdite me një program të larmishëm artistik në qëndër të qytetit të Shkodrës, filluan zyrtarisht aktivitetet kushtuar festes së karnavaleve, aktivitet i organizuar nga Bashkia e qytetit, në bashkëpunim me Teatrin 'Migjeni" dhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me logon "100 vjet Pavarësi-100 orë Karnavale".
Krahas qytetarëve të shumtë shkodranë, ku spikaste brezi i ri, por edhe familjarë, e pranishme në hapjen zyrtare të aktiviteteve kushtuar karnavaleve 2012 ishte edhe Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.
(d.b/BalkanWeb)