Tepelenë, arrestohet një 62-vjecar për zjarrvënie
TEPELENE- Policia e Tepelenës arreston një 62-vjecar nën akuzën për zjarrvënie me dashje.
Mehmet Keqaj nga fshati Koloshan, në vendin e quajtur “Mbrete e shkurtër”, në afërsi të fshatit Kamçisht, i ka vënë zjarrin kullotës, me qëllim rigjenerimin e saj. Si pasojë e erës së fortë zjarri i ka dalë nga kontrolli duke u përhapur në një sipërfaqje të madhe duke djegur rreth 80 hektarë pyll e kullotë. Gjithashtu zjarri ka përfshirë disa parcela të mbjella me ullinj dy tre -vjeçarë , dhe pemë të tjera frutore, ku janë djegur rreth 950 rrënjë ullinj, 340 rrënjë fidanë Qershi dhe 320 rrënjë fidanë bajame.
Zjarri ka rrezikuar edhe disa parcela të tjera me ullinj, po falë ndërhyrjes së banorëve të zonës dhe punonjësve të policisë Tepelenë me mjete rrethanore pasi zjarrfiksja nuk ka shkuar për mungesë rruge, është bërë e mundur që të shpëtohen parcelat e tjera me ullinj dhe pemë frutore.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)