Zjarret, probleme në Pukë, nën kontroll vatra në parkun e Bozdovecit
TIRANE- Vatra të tëra zjarresh në gjithë territorin e vendit. Situata paraqitet problematike në Pukë ku gjatë natës e deri në mëngjes nuk janë vënë ende nën kontroll zjarret e rëna në Kryezi e Orosh, ndërsa në Korcë pas shumë ditësh është vënë nën kontroll zjarri i rënë në parkun Kombëtar të Bozdovecit.
PUKË
Vazhdon të mbetet problematike situata nga zjarret në rrethin e Pukës. Banorët e zonave ku rrezikohen banesa së bashku me zjarrfikësit e Pukës dhe autoritetet vendore kanë kaluar një tjetër natë të frikshme.
Gazetari Armir Mehaj ishte gjatë natës në malet sipër Kryeziut dhe e përshkruan sitatën atje të frikshme, për banorët e fshatrave Orosh e Kryezi. Grupi i xhirimit të News 24 ka ndjekur nga afër përpjekjet e punonjësve të shërbimit pyjor, zjarrfikësve dhe banorëve të zonës për mbajtjen nën kontroll të flakëve, por erërat shpesh gjatë natës vërshtirësuan punën.
Banorë të zonës bëjnë të ditur se zjarri nuk është shumë larg banesave, prandaj duhet të vazhdojë puna edhe gjatë natës.
“Kemi 10 ditë zgjuar, merremi me zjarret, në disa vende ka rrezik për banesat”, tha një banor.
Në vatrën e zjarrit sipër fshatit Kryezi, nën prefekti i rrethit, kreu i komunës Qafë Mali dhe i komunës së Blerimit lëshojnë apelin për ndihmë për shkak të situatës së krijuar. “E vetmja mënyrë është ndërhyrja nga ajeri”, shprehen ata.
Zjarret, sipas gazetarit Armir Mehaj janë aktive edhe mëngjesin e sotëm, ndërsa ka pushuar era që favorizonte përhapjen e shpejtë të tyre.
(ma.ar/BalkanWeb)