E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu me Ristanin. PS proteston per qendrat e votimit

Serish bashkia Kamez behet objekt i konfliktit politik për zgjedhjet e 8 Majit. Eksponentë të Partisë Socialiste, por edhe simpatizante te kesaj force politike kanë kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ndryshojë 21 qendra votimit që sipas tyre janë vendosur në objekte private të militanteve të Partisë Demokratike në Kamëz.

Ne protesten e zhvilluar para ambjenteve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve drejtuesit e Partisë Socialiste kanë deklaruar se nëse nuk përmbushen kerkesat e tyre atëherë mund të këtë dhe një bojkot të zgjedhjeve në 8 Maj ne Kamez.

“Po kërkojmë me forcë që të zbatohet Kodi Zgjedhore dhe ta harrojë ndokush se mund të prek votën në 8 Maj. Po ja themi Sali Berishës, Ristanit dhe Xhelalit të tij, nuk do të preket vota. Ne do ta mbrojmë votën me çdo kusht” tha deputeti socialist Namik Dokle.

Por gjate protestes së socialisteve para Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, është shfaqur dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara  në Tiranë Aleksandër Arvizu, i cili ka zhvilluar një takim informal me kryetarin Arben Ristani.

Arvizu dhe Ristani kanë bashkëbiseduar dhe kanë ecur në këmbë, në krahun tjetër të godinës së KQZ-së larg protestes, ndersa janë shfaqur para këtij institucioni vetëm në përfundim të mbledhjes. Në këtë takim Ristani dhe Arvizu janë shoqëruar dhe nga ekspertët amerikane që ndihmojnë dhe monitorojnë punën e administratës zgjedhore ndersa ende nuk behet me dije se cili ka qene objekti i diskutimit midis dy krerëve të lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›