Kategoria I, Skënderbeu dhe Gramozi nuk vriten

Në Bilisht, Skënderbeu kryesues dhe Gramozi ndjekës ndajnë nga një pikë, në 90 minuta të mbushura me emocione. Pa kapitenin Shkëmbi, korçarët kalojnë në avantazh me Likën, në të 37-ën.
Barazimi i miqve nga Erseka vjen në të 55-ën me Matan. Në përballjen e dy ekipeve të para nuk kishte si të mungonte as tensioni. Martins e Alcani largohen nga fusha me kartonë të kuq nga gjyqtari Taullau, për shkak se zihen me njëri-tjetrin. Gramozi kalon në avantazh në të 82-ën me Dos Santos, por festa e tij e tepruar për golin e 11 sezonal, e shoqëruar me gjeste fyese ndaj tifozerisë vendase nuk janë toleruar nga arbitri.
Braziliani largohet nga fusha me karton të kuq, ndërsa vendasit e gjejnë menjëherë golin e barazimit falë autogolit të Matas. Me këtë rezultat, Skënderbeu mban vendin e parë, tashmë në kuotën e 30 pikëve, ndërsa Gramozi qëndron i dyti (me 25 pikë). Laçi fiton 4-1 me Besëlidhjen dhe ngjitet në kuotën e 23 pikëve, ndërkohë që Dajti barazon pa gola në fushën e tij me Turbinën.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code