E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, Vata rigjen golin

Fatmir Vata rikthehet te goli pas tetë muajve. Shqiptari shënoi në ndeshjen e djeshme, por më shumë se sa për skuadrën, goli i shërbeu sulmuesit veteran për moral.

Me gjithë rrjetën e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 39-të, TuS Kolbenz humbi 3-2 në fushën e St. Paulit.

37-vjeçari sapo është kthyer nga një dëmtim shumë i gjatë, që e detyroi të qëndronte për shtatë muaj jashtë fushave. Interesant është fakti se Vata gjen golin pas tetë muajve: ai ka shënuar për herë të fundit në Bundesligën II gjermane më 4 prill 2008, në barazimin 1-1 me Kikers Ofenbah.

Ndërkohë, dje ka shënuar edhe një tjetër futbollist shqiptar, Panajot Kone (i cili ka pasaportë greke). Ish-lojtari i U-21 helene kaloi në avantazh skuadrën e tij Iraklis në të 19-ën, por miqtë e Thrasivulos barazuan me Kloros, vetëm 10 minuta më pas.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›