Kategoria I, dhuna rishfaqet ne Librazhd

Java e shtate e Kategorise I nuk ka pasur vetem futboll. Ndeshja mes Sopotit dhe Burrelit ka rishfaqur semundjen e futbollit shqiptar dhunen. Skuadra vendase e Sopotit ka kaluar e para ne avantazh pas nje konfuzioni ne zonen kundershtare.
Deri ne golin e barazimit loja eshte nderprere disa here nga gjyqtari per shkak te nderhyrjeve te parregullta te lojtareve. Barazimi i Burrelit ka acaruar akoma me shume tifozerine vendase. Ka qene nje episod per te cilin skuadra e Librazhdit kerkoi nje 11 metersh por per gjyqtarin gjithcka ka qene e rregullt dhe kete gje e e konfirmon edhe me gjyqtarin anesor.
Burreli mbetet me 10 lojtare pas daljes me kartonin e kuq te Dikes, por rezultati mbetet i pandryshuar. Mungesa e golit ka acaruar me shume vendasit dhe pas perfundimit te ndeshjes, ka pasur konfrontime mes lojtareve te Burrelit dhe vendasve.
Por policia ka reaguar menjehere duke shpangur agravimin e situates. Ne te njejten kohe kane shoqeruar deri ne daljen e qytetit treshen e gjyqtareve.