E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riemerohet Fijon

Presidenti i Frances Nikolas Sarkozi riemeroi sot Fransua Fijon ne postin e kryeministrit vetem disa ore pasi pranoi doreheqjen e qeverise.Deklarata e zyres se zotit Sarkozi tha se Presidenti i ka kerkuar kryeministrit te formoje qeverine e re.Qeveria dha mbreme doreheqjen ne nje mocion procedural per te lejuar presidentin Sarkozi qe te riorganizoje kabinetin e tij.Zyra e Presidenti francez pohoi se zoti Sarkozi e pranoi doreheqjen e qeverise pas disa takimesh me zotin Fijon sot ne mengjes.Presidenti Sarkozi tha ne muajin qershor se kishte ne plan te bente disa ndryshime ne kabinetin e tij menjehere pas miratimit te reformes se sistemit te pensioneve.Muajin e kaluar te dy dhomat e parlamentit miratuan ligjin e pensioneve i cili ngre moshen minimale te pensionit nga 60 ne 62 vjec kurse per pension te plote nga 65 ne 67 vjec. Kjo reforme nxiti greva disajaveshe ne mbare Francen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›