Obama: Zhgënjimi për rezultatet e Samitit të Klimës janë të justifikuara

Presidenti i SHBA, Barack Obama shprehu ditën e mërkurë kënaqësinë e tij për sigurimin e 60 votave në dhomën e përfaqësuesve, të mjaftueshme për të aprovuar reformën e shumëdiskutuar të shëndetësisë.
"Jam shumë i kënaqur që shumica e ligjvënësve amerikanë ranë dakort që të pranojnë edhe opsionin publik , pra mundësinë që mbi 30 milion njerëz në SHBA të sigurojnë jetën e tyre me fondet e pasurisë shtetërore."- pohoi presidenti Obama.
Gjatë fjalës së tij presidenti amerikan foli edhe për rezultatet që u arritën në Samitin e Klimës në Kopenhagen.
Për presidentin amerikan Barak Obama, thuajse një jave pas përfundimit të Samitit të Kopenhagenit, zhgënjimi i publikut për rezultatet që ai arriti ky samit është normal dhe i justifikuar. "Mendoj që zhgënjimi i njerëzve është i justifikuar. Ajo që unë kisha frikë dhe paralajmerova fatkeqësisht ndodhi. Ishim në një kolaps total negociatash, por të paktën arriëem të ruajmë ato pak hapa që janë arritur deri më tani, nuk ecëm pas,"- u shpreh Obama në një intervistë për mediat amerikane.
Samiti i Kopenhagenit, i thirrur prej vendeve Europiane, zhvilloi punimet prej datës 7 deri në 18 dhjetor. Megjithë propozimet e shumta dhe paketat e masave klimaterike për reduktimin e emetimeve serë në atmosferë, në samit nuk u arrit një kompromis i përbashkët mes vendeve pjesëmarrëse.