E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mark Webber pole ne Grand Prix Malaysia

www.albania-sport.com Piloti i Red Bull, Mark Webber fitoi pole position në Grand Prix Malaysia gjatë një sesioni kualifikues të komplikuar jo pak nga rrebeshet e shirave.

Webber kapi pole e dytë në karrierën e australianit në Formula One, duke fiksuar kohën në 1 minutë e 49.327 sekonda gjatë xhiros finale, e cila u ndërpre për gati 20 minuta për shkak të përmbytjes së fortë të pistës.

“Ishte një sesioni kualifikues i ndërlikuar për gjithkënd”, - tha Ëebber. Piloti australian i dha Red Bull pole e tretë në po aq gara të këtij kampionati botëror në Formula 1. Shoku i ekipit Sebatian Vettel fitoi pole në Bahrain dhe Australi. Vettel do t niset i treti në Malaysia.

Nico Rosberg i Mercedes do të niset përkrah Webber në linjën parë, pasi e përfundoi xhiron më të shpejtë të rij në 1 minutë e 50.673 sekonda. Do të jetë hera e parë që Rosberg do të niset nga reshti i frontit në një garë të Formula 1.

“Në fund, Q3 (pjesë e tretë e kualifikuese) ishte më të vërteta gara ime më e mirë”, - tha Rosberg. “Jam me të vërtetë shumë i kënaqur. Ndihme mjaft mirë këtu dhe unë mendoj se bërë një xhiro të mirë”.

Adrian Sutil i Forca India u kualifikua i katërti, ndërkohë që Nico Hulkenberg me Williams doli i pesti.

Disa nga emrat e mëdhenj të Formula 1, si Lewis Hamilton i McLaren, dhe po ashtu edhe dy pilotët e skuderisë Ferrari, Fernando Alonso dhe Felipe Massa u bënë viktima të shiut të fortë qysh në sesionin e parë kualifikues. Alonso, Hamilton dhe Massa do të nisen respektivisht në pozicionet 19, 20 dhe 21.

Jenson Batton, i cili vitin e kaluar fitoi GP Malaysia dhe fitoi javën e kaluar në GP Australia, do të niset nga vendi i 17-të.

Grida e nisjes

1 M Webber Red Bull
2 N Rosberg Mercedes
3 S Vettel Red Bull
4 A Sutil Force India
5 N Hulkenberg Williams
6 R Kubica Renault
7 R Barrichello Williams
8 M Schumacher Mercedes
9 K Kobayashi BMW Sauber
10 V Liuzzi Force India
11 V Petrov Renault
12 P de la Rosa BMW Sauber
13 S Buemi Toro Rosso
14 J Alguersuari Toro Rosso
15 H Kovalainen Lotus
16 T Glock Virgin
17 J Button McLaren
18 J Trulli Lotus
19 F Alonso Ferrari
20 Britain L Hamilton McLaren
21 F Massa Ferrari
22 K Chandhok Hispania
23 B Senna Hispania
24 L di Grassi Virgin

RENDITJA E PIKEVE
1 F Alonso 37
2 F Massa 33
3 J Button 31
4 L Hamilton 23
5 N Rosberg 20
6 R Kubica 18
7 S Vettel 12
8 M Schumacher 9
9 V Liuzzi 8
10 M Webber 6


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 03 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›