E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, rezultate interesante dhe klasifikim i ngjeshur

Java e katërt e kategorisë së parë prodhoi sa rezultate të bukura, aq edhe interesante. Kryendeshja ishte ajo mes Apolonisë dhe Lushnjes. fituar nga skuadra fierake me shifrat 3-0. Deri më tani ekipi drejtuar nga Klodian Duro nuk ka përmbushur pritshmëritë e një skuadre, që kërkon promocionin, kjo me dy humbje dhe vendi i parafundit.

Barazimi i Dinamos në Berat e ka bërë klasifikimin më interesant. Janë 5 skuadra që po luftojnë fort, ku tri vendet e para numërojnë 8 pikë. Korabi fitoi në shtëpi ndaj Turbinës, ndërsa Tërbuni bëri surprizën e madhe ndaj Besëlidhjes në transfertë. Fitorja e dytë radhazi për Flamurtarin, që mposhti në shtëpi Besën. Në këtë javë mund të përmendet e dhe fitorja e parë e Skënderbeut, korcarët fituan ndaj Luzit në transfertë me shifrat 1-2.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›