E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Tare, asist në barazimin e Lazios

Kësaj radhe nuk ka arritur që të shënojë, por gjithsesi trajneri i Lazios Delio Rossi nuk është penduar aspak që e ka aktivizuar si titullar në ndeshjen kundër Napolit sulmuesin shqiptar Igli Tare. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare përsëri "ka gisht" në barazimin e Lazios përballë Napolit, vetëm katër ditë pasi i kishte shënuar gol në ndeshjen e vlefshme për Kupë. Shtatlarti ka qenë ai që ka dhënë asistin për maqedonasin Goran Pandev në minuën e 31-të për golin e avantazhit për skuadrën kryeqytetase ndërkohë që deri atëherë rezultati ishte fiksuar 1-1. Të parët në avantazh kishin kaluar vendasit me golin e Hamshik që në minutën e 4-të, për të barazuar Ledesma në minutën e 26-të me një gjuajtje të fuqishme nga distanca. Tare është ndëshkuar edhe me karton të verdhë në minutën e 39-të të ndeshjes për një ndërhyrje të palejueshme. Ndërkohë në pjesën e dytë futbollisti shqiptar është zëvendësuar dhe në vend të tij është futur Tomaso Rocchi. Vetëm katër minuta më vonë Delio Rossi ka nxjerrë nga loja edhe Goran Pandev për të futur në fushë Vignarolin, duke u përqëndruar kështu në fazën mbrojtëse, por vendimi i tij ka dalë të jetë i gabuar pasi në minutat shtesë të ndeshjes Hamshik ka realizuar golin e barazimit për skuadrën e Napolit.
SERIA C1/B- Pescara e Edgard Canit humbi 2-0 në transfertë me Sambenedettese. ndërsa Arezzo e Florian Myrtaj barazoi 0-0 jashtë fushe me Pistoiese-Arezzo. Sulmuesi vlonjat hyri ne minuten e 61-te duke zevendesuar Falomin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›