Kategoritë në nevojë, me gjysmë çmimi
Kandidatët që u përkasin shtresave sociale, si të verbër, të shurdhër, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijë të policëve të rënë, ose të plagosur për shkak të detyrës, romë, si dhe ish-të përndjekur politikë, të cilët do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë do të paguajnë një kuotë të përgjysmuar. Pra, vetëm 50 për qind të tarifës së shkollimit. Vendimi i Këshillit të Ministrave përveç kësaj përcakton gjithashtu se këtë të drejtë, të studimeve me gjysmë çmimi do ta kenë edhe studentët e viteve më të larta, që u përkasin po këtyre kategorive sociale. Bëhet e ditur se studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Për studentët, të cilët janë përsëritës të një viti studimi, vendimi sanksionon detyrimin për t‘iu nënshtruar tarifës së shkollimit të vitit akademik ku vazhdojnë studimet. Pra, duhet të paguaj sërish.
Në çdo program studimi në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, studentët e shkëlqyer nga cikli i parë dhe cikli i dytë nuk e paguajnë tarifën e shkollimit në vitin akademik pasardhës. "Në programet e studimit master i nivelit të parë në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, për lëndët fizikë e matematikë, apo kombinimet e tyre, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, studentët me mesatare të ciklit të parë jo më të ulët se nota 8, nuk paguajnë tarifën e shkollimit", saktësohet në këtë vendim. Pra, përfitues janë vetëm ata me rezultate mbi notën tetë.