Kembanat e Venecias per imunitetin
Jo vetëm lidershipi i Partisë Socialiste, por edhe disa diplomatë perëndimorë në Tiranë duhet të dëgjojnë më mirë "kambanat" e Komisionit të Venecias (Demokracia Nëpërmjet Ligjit) lidhur me iniciativat e qeverisë "Berisha" për kufizimin e imunitetit të deputetëve. Kjo do të shërbente që as PS, por as qarqe diplomatike të mos mbështesnin verbërisht iniciativa për luftën "kundër korrupsionit" nga ana e një qeverisjeje që, për shkak të korrupsionit të vet, është në konflikt interesi me luftën e vërtetë kundër korrupsionit. Dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias janë shumë të rëndësishme që qeverisja autoritariste e Kryeministrit Berisha të mos mundet, që nëpërmjet heqjes së imunitetit të deputetëve, ta deformojë luftën kundër korrupsionit në një shantazh dhe gjueti politike shtrigash ndaj kundërshtarëve politikë, gjë që në fakt do të bllokonte luftën reale të drejtësisë kundër korrupsionit. Për këto rreziqe, që fsheh heqja e imunitetit të deputetëve, flet edhe relacioni i Komisionit të Venecias, të cilit nuk është e vështirë të kuptohet pse nuk i referohet fare pushteti, por nuk është e lehtë të kuptohet se përse nuk i referohen një pjesë e opozitës dhe ca ndërkombëtarë.
***
Komisioni i Venecias, që është një institucion perëndimor i specializuar për çështjet e legjislacionit në demokracitë liberale, ka lëshuar që në mars 2006 një opinion të ekspertëve të saj, lidhur me problemin e mjaft të debatuar të kufizimit të imunitetit të deputetëve në Shqipëri. Kjo iniciativë u ndërmor, sepse që më 19 dhjetor 2005, Komisioni ka marrë një letër nga Ilir Rusmaili, atëherë zv/kryeministër, ku kërkohej një opinion mbi projektligjin "Për kufizimin e imunitetit të deputetëve" për rastet e krimeve korruptive dhe abuzimit me detyrën".
Sipas Komisionit të Venecias, imuniteti parlamentar është dizenjuar para së gjithash, që të mos lejojë pushtetin ekzekutiv (qeverinë) dhe shumicën parlamentare të pengojnë Parlamentin në funksionet e tij normale dhe veçanërisht, duke dobësuar opozitën me hetime selektive. Imuniteti parlamentar është një element i rëndësishëm i organizmit të institucioneve të mbikëqyrura nga Kushtetuta dhe ka të bëjë edhe me pozicionin e Parlamentit në strukturën kushtetuese dhe marrëdhëniet e tij me pushtetet e tjera të shtetit. Prandaj, Komisioni thekson se pjesëmarrja e opozitës në adaptimin e rregullave që kanë të bëjnë me kufizimin e imunitetit, është një garanci që ndryshimet të mos jenë të motivuara nga qëllime politike autoritariste.
***
Që në fillim, Komisioni i Venecias ka hedhur dyshime nëse vërtet ekziston një nevojë urgjente në Shqipëri për kufizimin e imunitetit të deputetëve. "Duhet nënvizuar se, deri në ditën e sotme - theksohet në opinionin e Komisionit të Venecias, ka pasur vetëm një rast, në të cilin është diskutuar heqja e imunitetit të deputetëve në bazë të Kushtetutës ekzistuese. Çështja nuk kishte të bënte me korrupsionin dhe nuk çoi në heqjen e imunitetit. Ky sfond historik hedh hije dyshimi, nëse vërtet ekziston një nevojë urgjente për këtë "reformë", sikundër thuhet në shpjegimet e dërguara në Venecia nga qeveria shqiptare. Opinioni ka ardhur nga Venecia që në mars 2006. Më pas, ne kemi parë se janë hequr pa shumë vështirësi edhe imunitetet e deputetëve-ministra Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu. Dhe vërtet, përse duhet të hiqet imuniteti për të gjithë deputetët, duke prekur përsëri edhe Kushtetutën, kur si shumica, ashtu edhe opozita janë betuar publikisht se nuk do të fshihen pas imunitetit? Përse duhet hequr imuniteti për të gjithë, duke prekur Kushtetutën, kur ka vullnet politik për të zbatuar heqjen e imunitetit rast pas rasti në përputhje edhe me Kushtetutën?
Komisioni ka theksuar se Parlamenti ka të drejtë t‘ia heqë imunitetin çdo deputeti të tij, sepse imuniteti nuk është një privilegj privat i deputetit, por një rregull për të mbrojtur vetë Parlamentin dhe funksionimin e tij normal. Prandaj, edhe Kushtetuta e Republikës, në nenin 73.2, i njeh Kuvendit të drejtën të heqë imunitetin për anëtarët e tij. Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë se Kushtetuta shqiptare i ka të gjitha standardet evropiane lidhur me heqjen e imunitetit të deputetëve. Kjo do të thotë se heqja e imunitetit në tërësi - sikundër propozohet nga qeveria - vë në rrezik funksionimin normal të Parlamentit, një rrezik që duhet mbajtur parasysh në vendimet që do të marrin forcat politike dhe në radhë të parë opozita.
***
A duhet të hiqet imuniteti i deputetit rast pas rasti apo në avancë për të gjithë deputetët? Ky është problemi që ngrihet dhe Komisioni i Venecias shqyrton rreziqet e një persekutimi të mundshëm politik të deputetëve. Ka vërtet një praktikë të Bundestagut (Parlamentit) gjerman për heqjen e pjesshme të imunitetit për të gjithë periudhën e mandatuar parlamentare. Por Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë nuk ka mundur akoma të vendosë nëse kjo praktikë është me të vërtetë kushtetuese - sqaron Komisioni i Venecias. Në literaturën gjyqësore janë shfaqur shumë dyshime për këtë problem. "Dyshimet bazohen pjesërisht në shqetësimin se heqja e përgjithshme e imunitetit mund të ndikojë në punën e Parlamentit, sepse mund të lejojë hetime selektive, arbitrare ose edhe politikisht të motivuara".
Komisioni i Venecias sugjeron që çështja të shqyrtohet me seriozitet dhe në kontekstin shqiptar, sepse në Gjermani është vetëm për shkak se Parlamenti "ruan të drejtën të rivendosë imunitetin" dhe se ekzistojnë masa mbrojtëse kundër persekutimit të kundërshtarëve politikë (fumus persecutionis), që një pjesë e literaturës gjyqësore e konsideron heqjen e imunitetit kushtetuese.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë është prononcuar se çdo deputet ka mundësi të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për heqjen e imunitetit për motive arbitrare. Duket se Kushtetuta e Shqipërisë ia njeh deputetit këtë mbrojtje të rëndësishme në nenin 131. pika ç, që Komisioni i Venecias sugjeron se "duhet implementuar në mënyrë efektive".
Kryeministri Berisha sapo është shprehur publikisht se dëshiron që imuniteti i deputetëve të kufizohet si në Gjermani, por nuk duhet harruar se në Gjermani nuk është në pushtet një autoritarist i korruptuar si Berisha, që e ka harxhuar pjesën më të madhe të energjive në më shumë se tre vjet "qeverisje" për kapjen e të gjitha institucioneve dhe jo për pavarësimin e tyre nga qeveria.
***
Skepticizmi lidhur me qëllimet e vërteta (dhe aspak të lidhura me nevojën e luftës kundër korrupsionit) të iniciativës së qeverisë për heqjen e imunitetit të deputetëve, shtohet bashkë me presionet skandaloze që po ushtrohen nga ekzekutivi mbi prokurorinë pas nisjes së hetimeve për Rrëshen-Kalimash, Gërdecin dhe atë të pastrimit të parave "Fazliç". Sepse ndarja reale (jo vetëm në letër) dhe pavarësia e pushtetit të drejtësisë është kusht bazë që heqja e imuniteteve të mos keqpërdoret për gjueti shtrigash kundër opozitës. "Një tjetër set rregullash që mbrojnë nga hetimet arbitrare dhe politikisht të motivuara janë ato që mbrojnë pavarësinë e prokurorisë nga ndikimet politike, si dhe marrjes së instruksioneve nga nivele të ndryshme politike", - thuhet ndër të tjera në opinionin e Komisionit të Venecias.
Kjo është tamam situata që shqetëson në Shqipëri dhe që ka vënë kohët e fundit në alarm edhe ambasadën amerikane dhe përfaqësuesit e BE-së. Ajo ilustrohet që nga instruksionet e Topallit për Kryeprokuroren Ina Rama në rastin e hetimit të Gërdecit, e deri te presionet e paprecedentë të Kryeministrit Berisha mbi prokurorinë (hetimi parlamentar për prokurorinë) si dhe projektet e tij për heqjen e imunitetit të prokurorëve dhe gjykatësve. Ndërkaq, Komisioni i Venecias sqaron se "në Gjermani, prokurorët janë normalisht organe të shteteve lande, që do të thotë se ata nuk varen nga shumica qeverisëse në nivel federal".
Sipas Komisionit të Venecias, ekzistojnë argumente për jo kushtetutshmërinë e kufizimit të imunitetit parlamentar në Shqipëri. Dhe sugjeron për gjetjen e një zgjidhjeje konsensuale në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë dhe jo duke ndryshuar Kushtetutën përsëri. Shqetësimi tingëllon i ligjshëm, sepse në kontekstin e Shqipërisë, ku mungojnë ende garancitë dhe balancat dhe një tendencë e fuqishme autoritariste në kokën e politikës, heqja e imunitetit për të gjithë deputetët nuk mund të mos çojë në hetime selektive dhe politikisht të motivuara. Dhe ky duket se është edhe qëllimi i vërtetë i kësaj "reforme" të iniciuar nga autoritaristi i pandreqshëm Berisha që në momentet e para të riardhjes së tij në pushtet. Prandaj nuk duhet mbështetur nga askush që aspiron për Shqipërinë demokracinë e pushteteve të ndara, demokracinë liberale.