Kategoritë që do të përfitojnë barnat e shtrenjta
17/05/2009 Lista e barnave të rimbursueshme për vitin 2009
Zgjerohen kategoritë e pacientëve që do të kenë mundësi të përfitojnë barna të rimbursueshme gjatë 2009-s. Sipas propozimeve të bëra nga ekspertët e shëndetësisë, që janë miratuar edhe në qeveri, është bërë e mundur përfshirja në listë e barnave super të shtrenjta për trajtimin e leucemisë kronike si dhe ato postoperacionale për personat që i nënshtrohen transplantit. “Lista e barnave të rimbursueshme për këtë vit është pasuruar me 31 barna të reja, të cilat jo vetëm rritin numrin e barnave që mbulohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, por mbi të gjitha përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimit për popullatën. Ne sot arrijmë të mbulojmë 95 për qind të sëmundjeve kronike me listën e rimbursimit, dhe kjo është një arritje mjaft e madhe”, - ka pohuar drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana. Kostot e detajuara përcaktojnë se vetëm për një bar (Imatinib 100 mg caps), që përdoret për leucemitë kronike, fatura financiare për një pacient në muaj është mbi 3 milionë lekë të vjetra, duke shpëtuar në këtë mënyrë dhjetëra pacientë nga vdekja. Përfitues do të jenë edhe pacientët që kryejnë transplantin e veshkave. Për këta të fundit është futur për herë të parë në listë një bar i ri antiviral, që shërben për trajtimin e infeksioneve posttransplanti. Konkretisht për një pacient në muaj vlera mesatare e recetës është afro 2 milionë lekë të vjetra, shifër e cila do të rimbusrohet. Njëkohësisht lista përfshin edhe kombinime të reja mjekimesh, të cilat përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimit për moshën e tretë për sëmundje si astma bronkiale, epilepsia. Ndërkohë përpos barnave që mbulojnë diagnoza të reja dhe kombinimeve të reja të mjekimit, në këtë listë janë shtuar formë doza të reja të barnave që janë në listë, të cilat kanë përdorim më të përshtatshëm për fëmijët, të sëmurët kronikë etj., duke sjellë një përmirësim të cilësisë së shërbimit. Fatura financiare për 405 barnat që do të ketë lista e vitit 2009 parashikohet të jetë 4.7 miliardë lekë të reja. Kjo listë do të ketë barna mjaft të shtrenjta, por mbi të gjitha do të trajtohen qindra pacientë me sëmundje të rënda, barnat për trajtimin e të cilave futen për herë të parë në listën e rimbursimit, sikurse janë leucemia, infeksionet posttransplant. Brenda një kohe shumë të shkurtër do të mundësohet dhe shpërndarja e listës pranë të gjitha farmacive që aktualisht kanë kontratë me ISKSH-në për shitjen e barnave të rimbusrueshme. Format dhe dozat e shpërndarjes për secilin medikament janë të përcaktuara në varësi të llojit të sëmundjes.
Shtesat
Sipas ndryshimeve të bëra, për këtë vit listës së rimbursimit i janë shtuar 31 barna të reja, 70 alternativa tregtare të reja për barnat që kanë qenë në listë, duke e çuar në 405 numrin e barnave të rimbursuara. Ndër barnat e shtuara ofrohen alternativa të reja terapeutike të gamës së barnave antispastike, diuretike, antiepileptike, neuroleptike.
Barnat e shtrenjta
Pjesë e listës janë bërë dhe dy barna të reja për diagnoza të patrajtuara më parë: Imatimib, që përdoret për trajtimin e leucemisë mieloide kronike, alternativë e vetme që u siguron pacientëve një jetë të gjatë e mjaft cilësore. Medikamneti i dytë shumë i rëndësishme është Vanganciklovir, antiviral, i domosdoshëm për pacientët që janë futur në transplant.
Përfituesit
“Janë të tëra barna që kanë target për popullatën në nevojë të pensionistëve. Instituti ka marr përsipër që vetëm në këtë vit të mbulojë për afro 30 pacientë me diagnozën e leucemisë kronike. Ndërkohë në listën e barnave të rimbursueshme do të futen edhe 10 pacientët që do ti nënshtrohen transplantit të veshkave pranë spitalit të QSUT-së”
Fatura
Fatura financiare për 405 barnat që do të ketë lista e re për 2009-n parashikohet të jetë 4.7 miliardë lekë të reja, që llogariten zë më vete për shpenzimet e rimbusimit. Lista do të ketë barna mjaft të shtrenjta, por mbi të gjitha do të trajtohen qindra pacientë me sëmundje të rënda, barnat për trajtimin e të cilave futen për herë të parë në listën e rimbursimit.