Ushtarakët kundërshtojnë projektin e pensioneve
17/05/2009 Cilësohet si projekti më i keq, ndryshon skemën e pensioneve të parakohshme e suplementare
Ish-ushtarakët sërish mbeten të pakënaqur me projektligjin e ri që qeveria i ka propozuar Kuvendit për rillogaritjen e pensioneve të parakohshme dhe atyre suplementare, nëpërmjet të cilit parashikohet unifikimi i procesit të llogaritjes, duke përjashtuar klasifikimin sipas gradave. Në një prononcim të dhënë për gazetën “Metropol”, përfaqësuesi i shoqatës së ushtarakëve Zyhdi Kroi ka pohuar se projekti i propozuar është më i keqi i hartuar deri më sot. Kjo jo vetëm sepse sjell eliminimin e gradave, por bie ndesh dhe me vendimin e formës së prerë të nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese. Sipas Kroit, propozimet e bëra në projektin e ri synojnë të rikthejnë sërish situatën problematike të bërë edhe nga qeveritë e mëparshme, ndërkohë që janë demotivuese për kategori të caktuara, që janë ende të punësuar. “Ky projektligj është përsëritje e atij të nxjerrë nga PS-ja në maj të 2005-s, çka mund të sjellë një ripërsëritje të situatës. Janë të shumta problemet që mbart ky dokument, ku mund të përmendim mosdiskutimi e tij në komisionet parlamentare, me përjashtim të atij të Ekonomisë. Ligjërisht projekti duhej të kalonte edhe në komisionet e tjera të linjës. Gjithashtu diskutimet e tij janë zhvilluar në mungesë të deputetëve të opozitës. Ajo çfarë është edhe më shqetësuesja, është fakti se ne jemi aktorët kryesorë të përmbajtjes së tij, por kjo gjë nuk është marrë parasysh, pasi në asnjë rast ne nuk jemi thirrur si palë interesi për të diskutuar mbi propozimet e hedhura”, - ka pohuar Kroi. Ndërkohë ai ka shtuar se problematike mbeten shkeljet në përmbajtje të këtij projektligji.” Duke parë nenet që bëjnë pjesë në këtë projekt të ri, themi me plot bindjen se është drafti më i keq i hartuar ndonjëherë. Shkak për këtë bëhet fakti i ndryshimit të skemës së pensioneve të parakohshme dhe atyre suplementare të ushtarakëve. Për pensionet e parakohshme janë hequr gradat (të cilat nuk do të merren parasysh për rillogaritjen), ndërsa për pensionet suplementare të pleqërisë është vendosur të merret parasysh 1 për qind e pagës për vjetërsinë. Kjo gjë ndikon në uljen e masës së pensionit për këto kategori. Fatkeqësisht, ky ligj prek edhe ata që janë në detyrë tani, pasi sjell uljen e masës së pensioni, çka ndikon në demotivimin e tyre”, - ka përfunduar Kroi.
Shoqata e ish-ushtarakëve del zyrtarisht kundër këtij projekti, për të cilin ka kërkuar ndihmën e deputetëve që të mos e aprovojnë, duke shmangur kështu firmosjen e tij.