E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoritë që duhet të marrin vaksinën

23/12/2009  Gripi i derrave
Punonjësit e spitalit infektiv kanë qenë të parët që i janë nënshtruar marrjes së vaksinës kundër gripit të derrave, ndërsa gjatë ditës së sotme vaksina do të shpërndahet edhe për kategoritë e tjera të rriskuara. Gjithsej për fazën e parë janë siguruar rreth 10 mijë doza, por ndërkohë pritet sjellja në vend gjatë javëve të ardhshme edhe të një sasie të dytë prej 15 mijë dozash. “Personeli shëndetësor i shërbimeve të infektivit, i qendrave të terapisë intensive në të gjithë vendin, në të 12 spitalet rajonale dhe QSUT-së, ka filluar vaksinimi i personelit mjekësor. Nesër vaksina do të shkojë edhe në qendrat shëndetësore të Tiranës dhe të rretheve të tjera për t’u vënë në dispozicion të grupeve të tjera të riskut, siç janë fëmijët e vegjël apo të sëmurët kronikë. Vaksina dhe vaksinimi është falas”, - ka pohuar drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Marrja e vaksinës nga grupet e riksut nuk do të jetë e detyrueshme për kategoritë e përcaktuara. Specialistët shtojnë se është e ndaluar aplikimi i vaksinës te personat që kanë alergji nga veza, ndërkohë që efektet në çastin e injektimit janë afatshkurta, si ato të vaksinave të tjera. “Janë disa grupe që nuk do ta bëjnë vaksinën, siç janë p.sh. ata që kanë alergji nga veza. Efekte anësorë të lehta mund të ketë, që zakonisht janë brenda 24 orëve të para: temperaturë e lehtë, skuqje në vendin e injektimit apo gjëra të tilla të ngjashme”, - ka pohuar drejtori i Shëndetit Publik Alban Ylli. Aktualisht në vendin tonë rezultojnë rreth 350 pacientë të infektuar dhe 6 viktima.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›