E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kater Apollone te Arte

Edicioni i 9 -te i Festivalit Nderkombetar te Aktrimit Apollon 2010 qe u mbajt me 2-6 tetor ne qytetin e Fierit shpalli dje ne mbremje kater fitues. Juria e perbere nga aktoret Edi Luarasi e Roza Anagnosti dhe regjisori Mehmet Xhelili dha dy Apolloni i Arte per aktorin dhe aktoren me te mire joprotagonist dhe dy per rolin protagonist me te mire femeror e mashkullor.


Apollon i Arte per Fatmir Xhelilin me rolin e Savelit ne komedine Dy duzina trendafilash i Aldo De Benedeti me regji te Dafina Llupit. Xhelili eshte vellai i regjisorit Mehmet Xhelili anetar i jurise


U vleresua me Apolloni i Arte Vesna Gavril aktorja e re maqedone per interpretimin ne Vladimiri dhe Kosara drame e shkruar nga Zagorka Pop-Antoska Andovska me regji te Slobodan Milatovic.

Vleresim maksimal per aktoren e Teatrit Kombetar te Prishtines Yllka Gashi per lojen ne dramen Vdekja dhe vasha te autorit kilianin Ariel Dorfman me regji te Fatos Berishes.
Aktori me i mire protagonist u shpall Ligoraq Riza qe me Teatrin ATK nga Pogradeci interpretoi Tat Tanushin ne pjesen E madhe eshte gjema mekatit me regji te Adonis Filipit dramatizim i vepres se Mitrush Kutelit nga Anastas Kostandini.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›