Rregullat e brendshme te Operes

Teatri i Operes dhe Baletit ben ndryshime ne organike. Te rinjte zevendesojne njerezit me thinja. Kush iken e kush mund te rikthehet
Largime emerime pozicione te tjera pune. Keto zhvendosje ndodhen paralel ne Teatrin e Operes dhe Baletit pas vendimit te 16 qershorit te Keshillit te Ministrave. Nje vendim qe parashikonte nderprerjen e marredhenieve te punes te personave qe punojne ne administraten shteterore dhe kane mbushur moshen e pensionit 65 vjec per burrat 60 per grate.
Tri ishin njerezit qe e kane mbushur moshen per pension ne Teatrin e Operes sopranoja Edit Mihalit pianistja Donika ili dhe koordinatori artistik Luigj Lazri.
A do ta kete menduar valle ndonjehere sopranoja Edit Mihali ne kohen qe e ndihmonte baritonin e ri Armando Likaj per te arritur nje rol te vertete se do vinte nje dite qe ai do ti merrte vendin
Likaj 27-vjecar eshte futur si solist ne organiken e Teatrit te Operes paguhet me nje rroge fikse. Emerohet solist i pare pas realizimit te operave Lucia di Lammermoor Norma Porgy and Bess Falstaff La vita e sogno dhe se fundmi me kater role te Perrallat e Hofmanit etj..
Edhe pse vendimi i Keshillit te Ministrave kerkon qe njerezit qe i kane kaluar te 60-at te largohen nga administrata institucioni i Teatrit te Operes vepron me nje rregullore te brendshme. Keta punonjes do te jete ne nje menyre a ne nje tjeter prane tij.
Sopranoja Edit Mihali 1949 sot eshte ne rolin e konsulentes muzikore. Ajo do te vazhdoje te punoje me kontrata prane institucionit per konsulta e propozime per solistet e rinj.
Drejtori i Teatrit te Operes e sheh te nevojshme pranine e Mihalit ne teater duke marre parasysh kontributin qe ajo mund ti jape ne teater nga pervoja e saj. Njerezit nuk flaken me si dikur. Ciko thote se i pelqen qe te kete ne institucionin e tij edhe njerez me thinja edhe te rinj me vullnet.
Drejtori i Operes vlereson edhe formimin muzikor te Mihalit i orientuar ne tri fusha per violine kanto dhe teokritike. Menjehere pas studimeve sopranoja u emeruar fillimisht soliste ne TKOB dhe nga vitit 2000-2008 si udheheqese artistike. Per kete pervoje 35-vjecare qe ka pasur ne teater Ciko mendon se nuk ka person me te vyer per njohjen e vokalit.
Duket se nuk eshte shoqeruar me te njejten vemendje kontributi artistik i ish-drejtoreshes se Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore Lejla Agolli qe po ashtu numeron 35 vite ne teater dhe ka krijimtari te pasur muzikore te cilen gruaja vazhdon ta mbaje aktive. Edhe ajo i ka dyert e hapura.
U largua nga detyra e drejtoreshes por mund te kontribuoje si kompozitore jep nje shpjegim Ciko.
Nje tjeter njeri ne kufirin e te 60-ve eshte pianistja e Teatrit te Operes Donika ili 1950.
Per 35 vjet ili ka shoqeruar ne piano solistet lirike korin ka dhene koncerte si soliste. Nuk mund te shkeputet lehte nga profesioni i saj. Kush ndjek sonte naten e fundit te operes Perrallat e Hofmanit e sheh perseri aty ne piano.
Per pianisten e re te Teatrit te Operes qe duhet te vije ne vend te ilit Opera ngre
nje konkurs fituesi i te cilit shpallet me 2011. U premtua nje konkurs i hapur. Urojme te jete keshtu perndryshe do te jete ne traditen e audicioneve te fshehta.
Kjo vale ndryshimesh ne TKOB kapi edhe Luigjin 1941 koordinatorin artistik te Teatrit te Operes. Kush ka hyre ne Teater e mban mend ate burre te mire e te qete me nje ze te avashte e te bute. Ai eshte cdo dite aty kushdo e sheh te sporteli.
Luigjit i rendet te flase per veten duket sikur bezdiset sikur ndihet me i qete tani qe si duhet te mbaje oraret e provave te shperndaje ne cdo skute te operes ti kujtoje solistet kohe e pa kohe per oraret. Megjithate dy fjale per veten i thote.
shte nga kontigjenti i pare i instrumentisteve te shkolluar prane Institutit te Larte te Arteve. Deri me 2001 ka punuar ne Orkestren Simfonike te Teatrit te Operes si violoncelist dhe nente vitet e tjera si koordinator artistik.
Punen e koordinatorit tani e ben Adriatik Lamollari nje burre 50 vjec qe vjen ne detyre pas nje pervoje mesimdhenieje ne Liceun Artistik te Tiranes dhe ne Qendren Kulturore te Femijeve.
Detyren e koordinatorit ne Teatrin e Operes e ben edhe Rudin Sata nje tenor i angazhuar me se shumti ne korin e burrave dhe me disa role ne operat Dhoma Opera per tre grosh Flauti magjik Ballo me maska e se fundmi te Anna Bolena. Kjo eshte nje detyre ekstra qe tenori ben ne Teater nje detyre qe nuk ka nje ze ne borderone e TKOB-it.
Nje tjeter njeri qe po pergatitet pak e nga pak te kete per nje vend stabel ne teater tre vjet pas largimit te baletmaestrit historik te TOB-it Agron Aliaj eshte koreografi Arjan Sukniqi qe brenda ketij viti ka nenshkruar kontrata me Teatrin e Operes dhe Baletit kohe ne te cilen ka realizuar baletin Tirana By Night dhe Zorba.
Ne fund te vitit do te merret nje vendim edhe per Sukniqin.
Sa per drejtorin vete pensioni i tij i afert pak e nga pak e shtyn larg nje vele blu si neper detin vaj.