E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia nis projektin per Punesim Social

Qendra do te ofroje trajnime profesionale per te rinjte si dhe per ata qe kane probleme sociale


Bashkia e Tiranes me mbeshtetjen e PNUD dhe Fshatit SOS ka inauguruar dje ngritjen e Rrjetit per Punesim Social pergjate vitit 2011 nje projekt qe ka per qellim integrimin e te rinjve te papune dhe rritjen e cilesise se jetes se komunitetit. I pranishem ne kete aktivitet kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama theksoi se kjo qender do te sherbeje per te integruar te rinjte qe ti cojne perpara endrrat e tyre permes durimit kembenguljes dhe pasionit.


Ky Rrjet i Punesimit Social qe po krijojme eshte nje nga shembujt me te shkelqyer te perpjekjeve brenda shoqerise per te ngritur ura qe lidhin njerezit me ne nevoje njerezit e braktisur njerezit qe ndihen vetem me shoqerine permes edukimit dhe punesimit - tha Rama.


Me tej kryebashkiaku shpjegoi se Rrjeti i Punesimit Social nuk do te zgjidhe te gjithe problemet e punesimit ne rastin me te mire do te zgjidhe modestisht disa prej tyre. Megjithate ne besojme ne forcen e shembullit ne domosdoshmerine e shembujve me te mire ne kete shoqeri ku ka nevoje per pika referimi - u shpreh ai.


Krijimi i Rrjetit per Punesim Social u mundesua fale nje Marreveshjeje te nenshkruar nga 8 organizata te rendesishme ne fushen e formimit profesional dhe punesimit social si dhe Bashkise se Tiranes e cila ketu merr persiper rolin e ndermjetesit midis kategorive ne nevoje gra te rinj dhe komunitet rom kryesisht te pashkolluar pa formim profesional dhe te papune dhe qendrave dhe agjencive ne fjale.


Me ngritjen e ketij Rrjetit per Punesim Social Bashkia e Tiranes u ka bere thirrje ofruesve te formimit profesional dhe punesimit qe te vazhdojne te kene ne fokus te tyre trajnimin profesional dhe punesimin e njerezve qe vijne nga kategori sociale te ndryshme te cilet kane me shume veshtiresi aksesi ne tregun e punes e si rrjedhoje kane nevoje per me shume mbeshtetje.


Pervec perfshirjes se perfituesve ne Programet Lokale te Punesimit te Bashkise se Tiranes dhe Rrjetit ky i fundit do te punoje edhe per ndermjetesimin e punesimit ne punedhenes te tjere publike private pasi do te krijoje mundesi koordinimi te punes midis Qendrave qe pergatisin profesionalisht dhe bizneseve lokale duke realizuar keshtu punesimin si dhe duke detektuar nevojat qe ka tregu per profesioniste te fushave te ndryshme.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›