E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi publikon kandidaturat për kreun e KQZ-së

Afati i emërimit të kryetarit të ri përfundon sot, ndërsa duket se kryetari i ri do të përzgjidhet në ditët në vijim.

Emrat e kandidaturave për Kryetar të KQZ-së

1. Neritan Kalamishi
2. Anton Lleshaj
3. Marsida Xhaferllari
4. Kastriot Frasheri
5. Haki Mustafa
6. Sajmir Vishaj
7. Gaspër Kokaj
8. Sokol Hasani
9. Myrteza Myftari
10. Sokol Ago
11. Muharrem Noka
12. Endrit Reka
13. Etleva Paplekaj
14. Kozeta Vuksanlekaj
15. Kristaq Kume
16. Lefterie Lleshi (Luzi)
17. Altin Qoshja
18. Agron Haxhimali

“Ligjet” kalojnë 4 kandidaturat për KQZ-në

Deputetët e opozitës shkuan sot në komisionin parlamentar të Ligjeve për të shqyrtuar dhe miratuar kandidaturat për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas kësaj, ata u larguan duke bojkotuar vijimin e diskutimeve, që sipas agjendës së komisionit, sot do të shqyrtohet ligji për statusin e nëpunësit civil, i cili kërkon 84 vota në Parlament, dhe një ligj me rëndësi për marrjen e statusit.

Sakaq, komisioni miratoi katër kandidaturat e propozuara nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, duke i konsideruar si kandidatura të duhura dhe që përmbushin kriteret profesionale.

Demokratët propozuan anëtarët aktual të KQZ-së, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj, ndërsa socialistë propozuan Albana Shtyllën dhe Denar Bimën, njëri deri më tani punonjës pranë Avokatit të Popullit, ndërsa z.Biba deri më tani këshilltar në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, socialistët kanë rikujtuar sot kërkesat e tyre si kusht për dhënien e votës për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, siç është zbatimi i vendimit të Gjykatës së Lartë për Qarkun e Fierit, etj. /Start/

                                                                                             2012-09-26 11:18
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›