E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plagoset me armë zjarri një 41-vjeçar

Policia lokale bëri me dije se është plagosur me armë zjarri shtetasi Astrit D. 41 vjeç banues në po këtë fshat, i cili është dërgar menjëherë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet policore të Drejtorisë së Qarkut së bashku me grupin hetimor, ku nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet që autor i ngjarjes të jetë shtetasi F. Z., gjeneralitetet e të cilit për arsye të hetimeve të mëtejshme nuk bëhen përkohësisht të ditura.

Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes dhe për kapjen e autorit të dyshuar të krimit. Një informacion më të plotë në lidhje me këtë ngjarje do japim në përfundim të hetimeve. /Start/

                                                                                             2012-09-26 16:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›