Katër ambasada amerikane të rajonit do mësyjnë për të vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri
Me dhjetëra diplomatë do të jenë të angazhuar për të vëzhguar procesin zgjedhor më 23 qershor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje listën e diplomatëve që do të vëzhgojnë procesin zgjedhor.
Sipas gazetës Shqip, ambasada amerikane ka paraqitur një listë prej 68 personash për të vëzhguar procesin zgjedhor atë ditë.
Lista kryesohet nga ambasadori Arvizu dhe zëvendësambasadori Henry Jardine.
Shqip raporton se veç Tiranës, pritet që të angazhohet edhe personeli i ambasadave të SHBA në Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë.
Po ashtu Shqip raporton se fokusi kryesor i diplomatëve do të jetë Fieri, ku janë regjistruar më shumë vëzhgues të huaj./ep