E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks emigrantësh që vijnë në Shqipëri nga Greqia për të votuar

autobusetSi asnjëherë më parë fluksi i emigrantëve në hyrje drejt Shqipërisë ka shënuar një rekord të ri krahasuar me periudhat e mëparshme, por mbi të gjitha krahasuar me periudhat parazgjedhore.

Në pikën kufitare të Kakavijës, burime që i referohen të dhënave të sistemit TIMS tregojnë vetëm gjatë tre ditëve të para të kësaj jave kanë hyre mbi 15 mijë emigrantë në tre pikat kufitare Kakavijë, Tri Urat dhe Sopikut.

Ndërkohë që dhe në pikat e tjera kufitare si Kapshtica dhe Qafë Botë është raportuar një numër i lartë i emigrantëve që janë rikthyer për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet e 23 Qershorit.

Vihet re një rritje e interesit të emigrantëve shqiptarë në shtetin fqinj, të cilët janë vetë organizuar për të ardhur dhe votuar ditën e diel.

Pritet që kjo shifër, pra 15 mijë deri më tani, të rritet dhe arrijë deri në 50 mijë para ditës së shtunë.

Vlen të theksohet se pjesa dërrmuese e autobusëve të mbërritur në këto pika kufitare janë të identifikuar si votues të partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›