E Diel, 1 Nëntor 2026

Objektet shtetërore dhe të trupit diplomatik mbrohen nga ushtria

Objektet Shtetërore dhe ato të trupit diplomatik do të ruhen nga efektivat e Forcave Komando e Forcave të tjera të Ushtrisë.

Kjo në bazë të urdhërit të nxjerrë sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në kuadër të masave për garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Ky urdhër është nxjerrë në zbatim të akteve ligjore që normojnë detyrat e policisë dhe të forcave të armatosura në kuadër të procesit zgjedhor, si dhe Urdhrit të Përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes,  dhe ka si qëllim zëvendësimin e punonjësve të policisë së ruajtjes dhe sigurimit të objekteve e planifikimin e tyre me shërbime para dhe gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Përmes këtij urdhri Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar strukturat vendore të Policisë që të marrin masa për dorëzimin e sigurimit të objekteve shtetërore dhe të trupit diplomatik, strukturave të forcave të armatosura. Dorëzimi i këtyre objekteve do të bëhet i shoqëruar dhe me dokumentacionin përkatës të çdo objekti që ka të bëjë me garantimin e sigurisë së tyre thuhet në deklaratën e policisë së shtetit.

Sipas policisë së shtetit, dorëzimi i objekteve nga Drejtoritë e Policisë në Qarqe dhe Komisariatet e Policisë në Rrethe dhe marrja në ruajtje nga strukturat e forcave të armatosura do të nga dita e sotme deri në datën 25 qershor.

Ndërkohë Drejtuesit e strukturave vendore të policisë janë porositur që të mbajnë kontakte të vazhdueshme e të bashkëpunojnë me efektivat e forcave të armatosura që do të sigurojnë këto objekte, me qëllim garantimin e plotë të ruajtjes së tyre gjatë periudhës 20-25 qershor 2013.

Ndërkohë sot rreth orës 12.00 është zhvilluar një takim në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë mes përfaqësuesve të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shefat e Sigurisë së Ambasadave dhe Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, me qëllim garantimin e një menaxhimi sa më efikas të këtij procesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›