Katër ankesa në ditë për Ministrinë e Drejtësisë e të Brendshme
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Të paktën katër persona në ditë ankohen pranë Avokatit të Popullit për shkelje të të drejtave të tyre nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme. Kështu vetëm gjatë vitit 2008 janë regjistruar në zyrat e Avokatit të Popullit 1312 ankesa. Shifrat janë bërë publike në raportin vjetor të këtij institucioni të dorëzuar në Kuvend, tri ditë më parë. Pjesa më e madhe e ankesave që adresohen për zgjidhje, janë kundër burgjeve dhe përmbarimit, për Ministrinë e Drejtësisë dhe policinë e pushtetit vendor, për Ministrinë e Brendshme. Pas dërgimit të inspektorëve për ndjekjen e rasteve, institucioni i Avokatit të Popullit ka përpiluar dhe rekomandimet për dy dikasteret që kryesojnë listën e ankesave.
Ankesat
Trajtimi i të dënuarve dhe të arrestuarve në dhomat e izolimit janë çështjet kryesore ku fokusohen ankesat e dorëzuara pranë Avokatit të Popullit. Në inspektimet e këtij të fundit ka rezultuar se, edhe pse janë përmirësuar disa prej kushteve, ka pasur sërish një numër të lartë ankesash gjatë vitit që lamë pas. Ndërsa për prokurorinë dhe gjykatat vazhdon të ketë një numër të konsiderueshëm ankesash sidomos në lidhje me zvarritjen e çështjeve, thuhet në raportin vjetor të Avokatit të Popullit. Për të ulur shifrën rekord të ankesave, rekomandohet që të forcohet lufta kundër korrupsionit në sistemin e gjyqësorit. Ndërsa në lidhje me trajtimin dhe testimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Avokati i Popullit sugjeron kontrolle të rrepta për aftësitë e tyre profesionale.
Inspektimet
Në raportin vjetor të Avokatit të Popullit janë pasqyruar dhe raste të veçanta të personave, që janë ankuar pranë këtij institucioni dhe rastet e tyre janë ndjekur e janë konstatuar shkelje të rënda. Në një pjesë të raportit prej 356 pasqyrohen raste të dhunës në komisariate të policisë, pjesa më e madhe të cilave ndodhin në komisariatet e rretheve.
Avokati i Popullit: “Ndryshoni ligjin, na jepni më shumë kompetenca”
Komisioni i Ligjeve dëgjoi dje raportin vjetor të Avokatit të Popullit ku vihet në dukje numri madh i ankesave drejtuar këtij institucioni, plot 3657 të tilla. Gjatë diskutimit në mbledhjen e djeshme, kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, por dhe deputetët Pandeli Majko e Arenca Trashani vunë theksin tek fakti se 44 për qind e ankesave të drejtuara te Avokati i Popullit janë jashtë juridiksionit të tij. Sipas Rusmalit, kjo është punë dhe mund i harxhuar kot nga ky institucion. Ndërsa demokratja Trashani tha se kjo shifër tregon se ka munguar sensibilizimi i duhur i opinionit publik se për çfarë çështjesh mund të ankohet tek Avokati i Popullit. Emir Dobjani theksoi se Avokati i Popullit e ka theksuar në raportin e tij këtë shifër, por kjo është krejt normale, sepse nuk mund t u ndalohet qytetarëve bërja e një ankese. Vetëm pas marrjes së saj shihet nëse ajo mund të shqyrtohet apo jo në bazë të kompetencave që ai ka. Dobjani shtoi se duhet të ndryshohet ligji për t i dhënë këtij institucioni më shumë të drejta për shqyrtim çështjesh. “Ndërruam formën se si mund të bëhej rregullimi që Avokati i Popullit të zgjidhte dhe të pranonte ankesat kundër vendimit të formës së prerë. Nga deputetët dhe përfaqësues të Gjykatës së Lartë pati një reagim negativ duke menduar se po i shtoheshin kompetencat Avokatit të Popullit. Kjo çështje, edhe pse është ngritur disa herë, nuk është pranuar. Ia kam nisur edhe Ministrisë së Drejtësisë dhe kam refuzimin me shkrim të ministrit për këtë çështje”, - tha Dobjani. Ndërkohë që departamenti i monitorimit të institucioneve të pavarura e konsideroi raportin e Avokatit të Popullit prej 365 faqesh si shumë voluminoz dhe me shumë detaje të panevojshme. Ai theksoi se në të mungon informacioni për donacionet e mundshme që mund të ketë marrë Avokati i Popullit. Departamenti i Monitorimit vlerësoi ndërkohë punën e bërë nga Avokati i Popullit veçanërisht në evidentimin e problemeve të paraburgimit.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009