Dënohen me 20 vjet burg trafikantët e drogës
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 20 vjet burg dy shtetas të arrestuar për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike. Skënder Baza dhe Dhimo Kora janë dënuar me nga 10 vjet heqje lirie. Arrestimi i tyre u bë në doganë pas informacioneve të marra për trafikun e lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë. Pas një kontrolli të imtë të ushtruar në një automjet tip “trailer” që drejtohej nga Baza, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, seksioni i Luftës Kundër Drogës, pranë Policisë së Tiranës, mundësoi kapjen e dy shtetasve si dhe sekuestrimin e 10 pakove me Kanabis sativa: Skënder Baza, 48 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë; Dhimo Koraj, 37 vjeç, lindur ne Fier dhe banues ne Gjirokastër. Dy të dënuarit u kapën në flagrancë falë bashkëpunimit dhe koordinimit të punës me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009