Grabiti më shumë se 160 qytetarë,ekstradohet mashtruesi
Autori i Lajmit: red.
Mashtroi më shumë se 160 qytetarë dhe tashmë duhet të vuajë dënimin që gjykata i ka dhënë. Duke ngritur një kompani fantazmë, e ngjashme me firmat piramidale, ai u merrte lekët qytetarëve duke u premtuar se ato do të shpenzoheshin në investime fitimprurëse. Por pas një aktiviteti trevjeçar ai largohet në drejtim të paditur, së bashku me mbi dy milionë dollarë. Dje në orën 11:30, nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Ahmet (Amedeo) BAÇI, lindur më 15.06.1963, në Shkodër. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 122, datë 15.02.2001, e ka dënuar shtetasin Ahmet (Amedeo) BAÇI, me 13 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me anë të mashtrimit”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Në muajin mars 1994, shtetasi Ahmet BAÇI, duke qenë ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë “UNIVERS”, me seli në Vorë, Tiranë, ka filluar aktivitetin kriminal të mashtrimit në formën e huamarrjes duke vjedhur me anë të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit pasurinë e qytetarëve të ndryshëm, duke u premtuar se paratë do t`i investonte në aktivitete fitimprurëse. Ky aktivitet kriminal është kryer për një periudhë kohore prej vitit 1994-1997 dhe ka rezultuar se është vjedhur pasuria e 160 personave, e cila është vlerësuar në një shumë totale prej 2.436.361 USD.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009