E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër aparate fotografike dixhitale nga “Panasonic”



Kompania “Panasonic” kohët e fundit ka qenë aktive në fushën e fotoaparateve dixhitale dhe si rrjedhojë ka prodhuar katër modele kompakte të tyre. Në segmentin më të ulët, Panasonic ka paraqitur fotoaparatet kompakte DMC-FS6 dhe DMC-FS7. Që të dy posedojnë objektiv të katërfishtë (4 x Zoom), i cili niset në 33 milimetra largësi, stabilizim elektronik të fotografisë dhe procesorin më të ri të fotografisë Venus Engine. Modeli FS6 ka çip ÇD me rezolucion prej 8.1 megapiksela, ndërsa FS7 është me rezolucion 10.1 megapiksela. “Panasonic DMC-LS85” është fotoaparat me karakteristika si edhe DMC-FS6, me të vetmin dallim që si burim energjie përdor bateritë AA. Sigurisht që modeli më interesant është DMC-FS15 ultrakompakt. Në shtëpizën e dimensioneve jashtëzakonisht të vogla, Panasonic ka arritur të integrojë objektivin Leica prej 29-145 milimetrash, 5 x Zoom dhe çip ÇD me rezolucion prej 12.1 megapikselash. FS15 është i mbushur me teknologji moderne për përmirësimin e kualitetit të fotografisë siç janë detektimi i fytyrës, stabilizimi i fotografisë Mega OIS dhe vendosja automatike e komandave varësisht nga motivi i fotografimit (Intelligent Scene Selector).

24 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›