Katër bashki firmosin kontratat për planet rregulluese
Katër qytete kryesore të vendit tashmë do të kenë planet e tyre rregulluese, që synojnë një zhvillim urban të planifikuar dhe të kontrolluar. Pas Tiranës, tani edhe bashkitë e Durrësit, Vlorës, Shkodrës dhe Kamzës do të nisin hartimin e planeve rregulluese të qyteteve të tyre. Në kuadër të projektit “Menaxhimi dhe administrimi i tokës”, i financuar nga Banka Botërore, Granti Japonez dhe ai Suedez, u nënshkruan dje në mesditë kontratat e para për planet rregulluese të katër qyteteve: Durrësit, Vlorës, Shkodrës dhe Kamzës. Këto kontrata janë pjesë të komponentit B të këtij projekti me një vlerë totale prej 5 milionë eurosh. Kontratat u firmosën nga ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Sokol Olldashi, dhe përfaqësuesi i kompanisë fituese për konsulencën “Hydea” z. Alberto Brizio. Të pranishëm në ceremoninë e firmosjes së kontratave ishin përfaqësuesit e bashkive përkatëse si dhe përfaqësues të MPPTT-së.
Ministri Olldashi ka vlerësuar këtë projekt dhe ka nënvizuar se së shpejti edhe bashki të tjera do të mund të nënshkruajnë kontrata për planet rregulluese të qyteteve të tjera. “Ky është një moment mjaft pozitiv për faktin qe kemi të bëjmë me qytete të mëdha si Shkodrën, Durrësin, bashkinë e Kamzës dhe Vlorën, që përfshihen në paketën e parë, të cilat brenda dhjetorit të vitit tjetër do të kenë planet e tyre rregulluese. Në vazhdën e kësaj pakete, ne kemi paketën e dytë e cila do të nënshkruhet së shpejti edhe për katër qytete të tjera dhe shpresoj që në këtë mënyrë komponenti shkon drejt realizimit tërësor të vendit për t’u dhënë disa prej qendrave urbane më të mëdha të vendit planet e përgjithshme rregulluese dhe një zhvillim urban të planifikuar, të kontrolluar dhe të orientuar drejt zhvillimeve që janë paraparë për këto qendra urbane”, - ka nënvizuar në fjalën e tij ministri Olldashi. Vlera e kontratës për hartimin e planeve rregulluese të këtyre katër qyteteve është rreth 1 milion euro, të cilat do të përfundojnë brenda një afati kohor deri në 31 dhjetor 2009. Atelier 4 është partneri lokal i firmës “Hydea” për mbarëvajtjen e punës në këto katër qytete.
Më tej ministri Olldashi ka folur për planin rregullues të Tiranës, i cili sipas tij, duhet të kishte mbaruar kohë më parë. “Në qoftë se nuk gaboj, dje në KRRT-në e Bashkisë së Tiranës duhet të prezantohej plani i përgjithshëm rregullues, i cili më pas duhet të kalojë në procedurat e veta të miratimit. Është ende për t’u parë, por është pozitive që më në fund kemi një dokument, megjithëse me shumë vonesë, pasi duhet të kishte përfunduar më shumë se 1 vit e gjysmë, por më mirë vonë se kurrë. Duhet të shohim se çfarë cilësie ka ky dokument, në është vërtet një plan rregullues për Tiranën apo është një plan që rrit problemet e klientelizmit të bashkisë”, - ka vënë theksin Olldashi. Ai nënvizoi se është një plan që rregullon Tiranën dhe e vlerësoi si një eveniment pozitiv dhe që ministria do të angazhohet të përshpejtojë të gjitha procedurat për miratimin e tij në të gjitha shkallët.
BOX
Olldashi: Ligji ri shkurton kohën për dhënien e lejeve të ndërtimit
Ligji i ri i urbanistikës zgjidh problemin tepër shqetësues të kohëzgjatjes së procedurave për dhënien e lejeve të ndërtimit. Kështu ka deklaruar dje ministri Olldashi i pyetur nga gazetarët lidhur me ndryshimet në ligjin për urbanistikën. Sipas tij, koha e shqyrtimit të dokumentacionit do të jetë tepër e shkurtër nga ajo që është tani. “Në studimet e bëra, një nga elementët që shihet mjaft negativisht, është ajo që ka të bëjë me procedurat për dhënien e lejeve të ndërtimit, të cilat zgjasin më shumë se 360 ditë dhe kanë një kosto të gjatë si në kohë, por edhe në vlerë monetare. Ligji i ri i urbanistikës i zgjidh të gjitha këto”, - ka theksuar Olldashi. Ai vuri theksin se duke qenë se situata është vlerësuar shumë emergjente, pra që ka nevojë të përmirësohen menjëherë ato procedura që i bëjnë të tejzgjatura në kohë dhe të kushtueshme në para procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit, do të ndërhyhet në ligjin e vjetër në mënyrë që fenomeni të korrigjohet që tani dhe pastaj e gjithë paketa që do futet në ligjin aktual, do të futet edhe në ligjin e ri të urbanistikës, i cili brenda një periudhe shumë të shkurtër do të jetë veprues.
Ai theksoi se duhet që në mënyrë harmonike gjithë institucionet të bashkëpunojnë për përmirësimin e procedurave për dhënin e lejeve. “Afatet janë tërësisht të realizueshme. Ju përmendët problemet e pronësisë. Pse duhet ZRRPP-ja të konsumojë 30 ditë kohë për të kthyer një përgjigje që mund ta bëjë në 5 ditë? Pse duhet që zjarrfikëset të konsumojnë 20 ditë kohë kur përgjigjen mund ta kthejnë në 2 ditë? Pse duhet që Këshilli Teknik i Bashkisë së Tiranës të harxhojë 3 vjet kohë për një punë që mund ta bëjë për 10 ditë dhe më pas KRRT-ja? Problemi nuk është vetëm te procedurat, por edhe te përdorimi i procedurave”, - tha Olldashi. Sipas tij, në qoftë se nuk ndiqet një radhë kronologjike e shqyrtimit të kërkesave për leje ndërtimi, në qoftë se vendosen filtra paraprakë për KRRT-në, të cilët bëjnë në fakt renditje preferenciale sipas dëshirave të njërit apo tjetrit, nuk ka gjë në vijë, kurse kështu procedurat bëhen transparente dhe të aksesueshme për të gjithë dhe sigurisht që brenda 50 ditëve bashkia nuk është e detyruar të thotë “po”, por brenda 50 ditëve është e detyruar të thotë nëse akordohet apo jo leja e ndërtimit.