Katër gardistë në gjykate

Katër nënoficerë te Gardës se Republikës, te arrestuar pak dite me pare për ngjarjet e 21 janarit, kane dale para gjykatës se Tiranës për rivlerësimin e masës se sigurisë. Gardistet Mark Nikolli, Sadik Çela, Gazmend Ahmetaj dhe Agron Malaj, akuzohen për ?shpërdorim detyre? te premten e 21 janarit. Sipas prokurorisë, gardistet kane qene pjese e grupit te zjarrit, qe ka qëlluar me fishekë luftarake gjate demonstratës. Pritet qe prokuroria te kërkojë mbajtjen e tyre ne burg deri ne përfundimin e hetimeve, për te zbardhur përfundimisht se kush qëlloi mbi njerëzit, duke lënë katër te vrare e shume te plagosur. Pak dite me pare, gjykata e Tiranës liroi numrin dy te Gardës se Republikës Alfred Ahmetcenaj, i cili akuzohej për ?vrasje ne bashkëpunim?. Ndërkohë, ne qeli ndodhet gardisti tjetër Agim Llupo, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje protestuesin nga Gjirokastra, Ziver Veizi.
Shpërndaje