E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet kriminaliteti muajt e fundit

Vendi është përfshirë ne një vale pasigurie, kur ne afro 50 ditët e para te vitit numëron një numër te larte vrasjesh, vjedhjesh dhe aksidentesh rrugore. Vetëm ne 2 ditët e fundit policia ka arritur te kape 78 persona te akuzuar për krime te ndryshme, pa marre këtu parasysh autore ende ne kërkim apo te paidentifikuar. Policia ka bllokuar këto dy dite 16 arme zjarri te llojeve te ndryshme si dhe ka sekuestruar 12 kg lende narkotike heroine dhe kanabis sativa. Ndërsa policia rrugore numëron këto dite mbi 4 mije gjoba te vendosura për shkelje te rregullave te qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve. 63 prej tyre iu është hequr leja e drejtimit për përdorim te pijeve alkoolike dhe ecje tej normave te lejuara te shpejtësisë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›